Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Fotojam: Dorëzohet në polici vrasësi i vëllezërve në Shkodër

$
0
0

fyj_1

Është dorëzuar në polici autori i vrasjes së vëllezërve në Shkodër, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Aleksandër Dushaj është dorëzuar në Policinë e Tiranës, pas negociatave të gjata dhe pasi i’u dha garanci për jetën.

Dorrëzimi

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vetëdorëzimin, arrestimin e Aleksandër (Esat) Dushaj. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, i kërkuari për vrasjen e dy vëllezërve Abdullah dhe Skënder Shkami ka qenë në shoqërinë e dy personave në momentin kur është vënë në pranga.

Burime policore thanë se, njëri prej personave që ndodhej me Dushajn ka komunikuar me policinë dhe më pas ka qenë vetë Esat Dushaj që ka folur në telefon me krerët e Policisë së Tiranës, duke kërkuar garanci për jetën.

Pasi e ka marrë këtë garanci, dy patrulla policie, njëra nga Kamza dhe tjetra nga Tirana kanë shkuar dhe kanë vënë në pranga Aleksandër (Esat) Dushajt.

Pas marrjes në pyetje, Dushaj do të dërgohet në Policinë e Shkodrës.

Ngjarja

Refuzimi për t’i dhënë vajzën për nuse një 37-vjeçari fqinj, i ka kushtuar jetën dy vëllezërve, Abdulla dhe Skënder Shkami, 50 dhe 40 vjeç respektivisht, banorë të fshatit Drisht, të ish-komunës Postribë, në Shkodër.

Ky është dyshimi kryesor që ka policia për këtë ngjarje të rëndë, që ndodhi mesditën e ditës së dytë të këtij viti të ri.

Dy vëllezërit, të kthyer nga emigracioni në Angli për të festuar ndërrimin e viteve, janë qëlluar në një pritë nga fqinji i tyre, i dyshuari në kërkim Esat Dushi, 37 vjeç.

Breshëria e armës u ka marrë jetën në vend dy vëllezërve të ekzekutuar për motive të dobëta. Dyshimet kryesore të policisë, që po punon për zbardhjen e ngjarjes, janë se një prej vëllezërve ka refuzuar krushqinë me fqinjin, dhe kjo ka qenë një fyerje e rëndë për 37-vjeçarin, që kreu edhe vrasjen.

autori


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles