Aksidentet rrugore i marrin jetën dy të rinjve ditën e parë të Vitit të Ri, 2016.
Në Pogradec makina doli nga rruga dhe ra në liqen, duke shkaktuar vdekjen e 18-vjeçarit Rudolf Javxhiu.
Ndërsa në Fier, 17-vjeçari E.H humbi jetën pasi duke drejtuar motorin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge dhe ka gjetur vdekjen.
Aksidenti në Pogradec
Një 18-vjeçar humbi jetën në rrugën nacionale Pogradec- Qafë Thanë, pranë fshatit Memelisht, pak orë pas ndërrimit të viteve.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 1 janarit 2016.
Viktima është Rudolf Javxhiu, rreth 18 vjeç, banues në Pogradec.
I riu drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa PG4693B, kur ka dalë nga rruga e për pasojë, humbi jetën.
Aksidenti në Fier
Më datë 01.01.2016, ora 01:20, në aksin rrugor Lushnje-Berat, në vendin e quajtur Fier-Shegan, shtetasi E.H, 17 vjeç, banues në “Fier Shegan” Lushnje, duke drejtuar mjetin motorr tip “KINRON” 125 cc, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme./Ora