Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike ka njoftuar pasditen e së enjtes për një ndërprerje masive të elektricitetit në qendër dhe në zonat kryesore të Tiranës.
Sipas njoftimit të OSHEE, linja e Operatorit të Sistemit të Transmetimit që furnizon nënstacionin prapa Hotel Tirana ka pësuar një defekt.
Për pasojë kanë mbetur pa energji zona e ish-Bllokut, ajo tek Prokuroria e Përgjithshme, si dhe rrugët Qemal Stafa, e Durrësit, e Kavajës dhe ajo e Elbasanit./TCH