Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Prokuroria nis hetimin për ish-ministrat e qeverisë “Berisha” për privatizimin e OSSH

$
0
0
qeveria-berishaProkuroria e Përgjithshme nis hetimet për kallëzimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ndaj ish-ministrave të qeverisë së kaluar për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë në vitin 2009.
ABC News ka mësuar se kallëzimi ka kaluar në zyrën e Drejtorisë së Heitimit financiar dhe Antikorrupsionit pranë institucionit qëndror të akuzës, i cili ka urdhëruar verifikimin e pretendimeve të kallëzuesit.
Burimet thonë se janë caktuar dy prokuror për hetimin e çështjes, të cilëve I janë ndarë disa detyra për të hetuar pretendimet e ngritura në kallëzim. Me nisjen e këtij veprimi hetimor, prokuroria thotë se ka administruar në dosje raportin voluminoz të auditit të inspektorëve të MInistrisë së Energisë dhe Industrisë, të cilët kanë konstatuar shkeljet e renditura në 8 pikat e kallëzimit. Referuar materialit të dorëzuar në prokurorët thonë se do të verifikohet I gjithë procesi i privatizimit të OSSH, duke filluar që nga përgatitja për privatizim, hartimi i kuadrit ligjor përkatës, ndjekja dhe zbatimi i procedurave të privatizimit. Do të kërkohet në bazë të auditit të verifikohet procesi i tenderimit, materialet e negocimit të kontratës, konkluzionet e përmbylljes së procesit të privatizimit dhe zbatimi i kontratës së privatizimit. Gjithashtu hetuesit thanë, se do të kontrollohen veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përkatëse gjatë zbatimit të kontratës, shkresat e Qeverisë pasi në kallëzim dyshohet se ka ndërhyrë në vendimarrjen e institucioneve të pavarura si Enti rregullator I Energjisë. SI dhe do të verifikohen procedurat që kanë ndjekur institucione e shtetit shqiptar pas heqjes së licencës së shoqërisë çeke CEZ Shpërndarja. Në përfundim të këtij verifikimi, thanë hetuesit do të vendoset nëse ka element të veprës penale të konsumuar nga të kallëzuarit, që dyshohet se me veprimet dhe mos veprimet e tyre I kanë sjell shtetit shqiptar një dëm prej rreth 414 milion euro. Për këtë dëm financiar, ministria e energjtikës dhe industrisë ka denoncuar ish-ministrat e këtij dikasteri Genc Ruli  e Florian Mima dhe dy zv/ministrat e tyre Neritan Alibali dhe Enno Bozdo. Në kallëzim pretendohet se ka kryer shkelje ligjore edhe ish-drejtoresha e përgjithshme e shërbimeve tregtare Mimoza Vokshi, shtetasja Suzana Guxholli si ish-këshilltarja e kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministri I financave Ridvan Bode. Veprimtaria e të gjithë këtyre perosnave të kallëzuar dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe personat e tjerë që janë marr me këto procedura, sipas prokurorisë do të hetohen për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
MInistria e Energjetikës dhe Industrisë, në kallëizmin e saj, pretendon se audituesit kanë konstatuar se privatizimi i OSSH-së ka qenë një process abuziv, parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet nënligjore, praktikat e privatizimit në sektorin energjetik si dhe janë konstatuar element të veprës penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128