Ish-Prefekti i Qarkut të Kukësit Safet Gjici ka qenë sot në Babrru, ku i ka dhuruar shtetasit Xhevahir Deda për Vitin e Ri “karrocën me të cilën ai mund të lëvizë dhe të dalë nga shtëpia lirisht, ndonëse është i sëmurë dhe me aftësi ndryshe”.
Gjici u shpreh se “Eshtë kënaqësi e jashtëzakonshme që vitin ta mbyllësh duke ndihmuar një njeri që ka nevojë për ndihmën e secilit prej nesh. Xhevahiri është një shembull i qartë sesi njeriu nuk duhet të mposhtet, pavarësisht problemeve, sfidave dhe dështimeve që jeta na jep”.
Xhevahir Deda është një djalë me origjinë nga Librazhdi, me aftësi të kufizuara dhe prej vitesh jeton në këtë gjëndje të vështirë ekonomike.
“Sot mendova ta ndihmoj në këtë mënyrë, nesër do gjejmë një tjetër për të ndihmuar jo vetëm Xhevahirin, por edhe persona të tjerë me të tilla probleme!!”, – theksonte Gjici.