Ibrahim Basha është vrarë me një mitraloz të tipit “Gulinov”.
Është kjo përgjigja e balistikës pas ekzaminimit të armëve të përdorura nga grupi i zjarrit.
Basha u godit nga një plumb në kokë i cili shpoi edhe kaskën helmetën mbrojtëse duke humbur jetën menjëherë.
Veç tij në 24 qershor u plagosën edhe dy efektivë të tjerë.
Armët u gjetën në një pus uji të fshatit ku ishin fshehur pas përleshjes me policinë.