Prokurorët dyshojnë se ndryshimi i dëshmisë së Aleks Shporit ndaj prokurorit të Krujës Haxhi Giu, të jetë bërë nën kërcënimin për jetën nga ndërmjetësit e 29-vjeçarit dhe prokurorit.
Një ditë më parë u mësua se Shpori ka deklaruar se paratë që kishte me vete do t’i përdorte për blerjen e një makinë në Durrës dhe jo për t’ia dhënë prokurorit.
Burime pranë organit të akuzës thanë se po hetojnë hetohet rreth informacioneve të marra se Shpori ka ndryshuar dëshminë për shkak se disa persona nga Fushë-Kruja, e kanë kërcënuar me jetë për prerjen në besë që i riu nga Shkodra u ka bërë.
Me ndryshimin e dëshmisë nga ana e personit kyç në këtë histori lëkunden edhe provat e tjera që janë siguruar gjatë fazës paraprake të hetimeve, siç janë pamjet filmike dhe tabulatet telefonike. Kjo situatë mund të kthehet në lehtësim ndaj prokruorit të ndaluar në “arrest me burg”.
Një detaj tjetër që del në dritë është fakti se prokurori Giu ditën që ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti, ka patur informacion të plotë dhe paraprak se do të arrestohej.
Për këtë fakt, me qëllim humbjen e gjurmëve nga policia, ai ka lënë me qëllim në zyrën e tij telefonin e punës me numër 069 41, numër nëpërmjet të cilit mund të lokalizohej saktësisht nga uniformat blu.
Prokurori Haxhi Giu u arrestua më 2 dhjetor dhe aktualisht po qëndron në “arrest me burg”. Ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv, por deri në këtë moment ai nuk ka pranuar të flasë për çështjen./Tv Klan/