Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Qeveria vendim për zhvarrosjen dhe transferimin e kufomave

$
0
0

varrezat sharreKëshilli i Ministrave ka miratuar një vendim “Për Mënyrat e Kryerjes së Zhvarrosjes dhe Zhvarrosjes Murale të Rasteve të Veçanta”. Në këtë vendim janë përcaktuar kriteret si do të bëhet zhvarrosja apor transferimi i një kufome, përfshirë edhe ato murale.

Kërkesa për zhvarrosje kryhet nga:

Gjyqtari ose prokurori, shoqëruar me urdhrin e lëshuar për zhvarrim para skadimit të afatit të zhvarrosjes duke argumentuar arsyen e kërkesës.

Bashkëshorti/ja ose në mungesë, nga të afërmit të identifikuar në përputhje me Kodin Civil dhe të provuar me testament ose përfaqësim, shprehur në zyrën e gjendjes civile të njësisë bazë të qeverisjes vendore ku ka ndodhur vdekja apo të vendbanimit.

Kërkesa për zhvarrosje i drejtohet njësisë së qeverisjes vendore nën juridiksionin e të cilit është territori ku ndodhet varreza. Njësia e qeverisjes vendore shqyrton kërkesën dhe ia kalon për miratim kryetarit ose këshillit bashkiak. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore pas miratimit lëshon autorizimin e zhvarrosjes.

Njësia e qeverisjes vendore brenda 5 ditëve nga data e miratimit të kërkesës për zhvarrosje bënë njoftimin me shkrim kërkuesit të lejes së zhvarrosjes.

Shërbimi i varrezave njofton kërkuesin për të cilin është miratuar zhvarrimi për të qenë prezent në momentin e zhvarrimit./shqiptarja.com

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images