Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Lezhë: Pranga infermierit, braktisi pacientin në autoambulancë

$
0
0

largea_spitali-lezhes1388861045Një infermier i spitalit të Lezhës u arresua për shpërdorim detyre. Klodian Dushkaj, 31 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Infermier në Urgjencën e Spitalit Lezhë u prangos pasi një pacient humbi jetën gjatë transportimit me autoambulancë.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, më datë 21.12.2015, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: K.D., 31 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Infermier në Urgjencën e Spitalit Lezhë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi më datë 21.12.2015, gjatë transportimit me autoambulancë të shtetasit me iniciale G.B. 78 vjeç, në gjëndje të sëmurë, nga Spitali i Lezhës për në QSUT-në e Tiranës, dyshohet se infermieri nuk ka qendruar në një vend me të sëmurin, por në kabinë me drejtuesin e mjetit, duke mos mbajtur nën mbikëqyrje mjeksore, shtetasin e sëmurë, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Materialet në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles