Një oficer i Policisë Gjyqësore të Shkodrës është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se i ka marrë një shtetasi 3 mijë euro për mbylljen e çështjes në ngarkim të tij.
Sipas Prokurorisë së Shkodrës, oficeri i ndaluar është Genc Filipi, i cili dyshohet se i ka marrë ryshfet një biznesmeni nga Shkodra për të fshirë akuzën për vjedhje të energjisë elektrike.
Duke qenë se çështja ka vijuar të mbetet e hapur biznesmeni ka bërë kallzim që çoi në arrestimin e oficerit të akuzuar për korrupsion pasiv./Tv Klan