Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Vrasja e të rinjve në Durrës: Shoqërohen 30 persona

$
0
0

ervin30 persona janë shoqëruar për vrasjen e dy të rinjve mbrëmë në Durrës.

Por policia ende nuk ka një të dyshuar të shpallur në kërkim për krimin, raporton ABCNews.

Dy të rinjtë u vranë publikisht në një orë që shëtitorja ishte e mbushur me njerez.

Hetimet e deritanshme tregojnë se mjeti me të cilin po udhëtonin të rinjtë Endri Çaushaj dhe Ervin Kodra, u bllokua në hyrje të portit nga një tjetër makinë.

Në atë moment kanë dalë dy ekzekutuesit, për të cilët nuk është sqaruar akoma nëse ata zbritën nga mjeti qe zuri pritën, apo ishin në këmbë.

Ata hapën zjarr me breshëri kallshanikovi duke lënë të vdekur në vend Ervin Kodrën, 33 vjeç (NE FOTO), dhe Endri Çaushaj 25 vjeç nga Vlora.

Për viktimën e parë ka informacion se ai është denoncuar dy herë për moskallëzim krimi në vrasjen e një personi kohë më parë, kurse për të riun vlonjat nuk ndonjë të dhënë rreth aktivitetit të tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128