Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video: Dy aksidente brenda pak orësh, bllokohet Lezhë- Laç

$
0
0

Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, pranë Fushë Milotit.

Mësohet se nga aksidenti 2 persona janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital, ndërsa rruga është bllokuar për gati 1 orë duke krijuar dhe radhë të gjata të automjeteve.

Ndërkohë në mesnatën e së premtes është shënuar një tjetër aksident në rrugën nacionale Fushë Krujë- Krujë.

Një kamion i tonazhit të rëndë me targa BR 80 54 A që drejtohej nga Alban Saliaj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë rreth 70 metra në humnerë.

Policia ka mundur të nxjerrë 26 vjeçarin nga kamioni dhe ta dërgojë në Spitalin e Traumës ku mësohet se është në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Nga hetimet e para policia dyshon se djaloshin nga Berati mund ta kishte zënë gjumi në timon.

Nis puna për zbardhjen dhe shkaqet e mëtejshme të aksidentit./Ora


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images