Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Tronditëse: Vdes nga i ftohti një foshnje në Durrës

$
0
0

varferiaNjë ngjarje shokuese u regjistrua mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Një foshnje vetëm 1-muajshe humbi jetën për shkak të të ftohtit.

Nëna 18-vjeçare e foshnjes pikasi sot në mëngjes që vajza e saj kishte humbur jetën.

Nëna, që i përket komunitetit rom, quhet Vojsava.

Ajo thotë se është e pastrehë dhe e divorcuar.

Për këtë arsye, ajo ka kaluar natën poshtë Urës së Dajlanit.

Por bebja nuk e ka kaluar dot këtë natë të ftohtë dhjetori.

“Kam dy javë që lyp në rrugë dhe fle poshtë urës. Burri më braktisi kur lindja vajzën,” thotë Vojsava.

Policia thotë se ka nisur hetimet për ngjarjen.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles