Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

A do të shkojë për festa në shtëpi Ballist Morina?

$
0
0

image328Ismail Morina,personi që ngriti dronin me banderolën e Shqipërisë së Madhe mbi stadiumin e Beogradit në Serbi një vit më parë, kërkon lirinë nga Gjykata për festat e fundvitit.

Morina u arrestua një ditë para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë që u luajt në Tetor të këtij viti, pasi u kap me dy pistoleta pa leje në makinën e tij.

Përmes një shkrese, Morina kërkon që Gjykata ta lejojë që të shkojë në shtëpi për festat e fundvitit. Në kërkesën e tij, Ballisti shprehet që Gjykata të ndryshojë masën dhe të vendosë ndaj tij detyrim paraqitje ose që të ketë mbikëqyrje elektronike gjatë festave të fundvitit.

Kërkesa e Ismail Morinës pritet që të shqyrtohet javën e ardhshme nga Gjykata e Tiranës, i cili prej dy muajsh ndodhet në qeli për armëmbajtje pa leje, të cilat kishte deklaruar se mbante për vetëmbrojtje.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles