Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

4 salla gjyqi transparente: Ja si do jetë Pallati i Drejtësisë

$
0
0

atelierAjo është një nga godinat më të bukura, në një prej vendeve më të mira në Tiranë.

Por shumë shpejt do jetë Pallati i Drejtësisë.

Bëhet fjalë për atë që njihet si godina e Gjeologjikut.

E vendosur pranë parkut të liqenit, ajo do jetë tashmë vendi ku do vendoset Gjykata e Lartë dhe Shkolla e Magjistraturës.

Pavarësisht protestave të studentëve të Gjeologjikut se nuk do e japin godinën, Atelier Albania ka publikuar projektin fitues nga studio “Sadar-Vuga + PRG*B R”.

Më poshtë janë disa foto, ndërkohë që Pallati i Drejtësisë do ketë edhe katër salla gjyqi transparente, por të sigurta.

“Qëllimi është që të fusim gjallërinë e qytetit dhe mjedisin brenda në Pallatin e Drejtësisë,” thotë kjo studio.

“Projekti i vendos objektet arkitektonike në një marrëdhënie urbane me njëra-tjetrën, duke ruajtur vendosjen natyrore, madje duke e përmirësuar atë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128