Duket se askush nuk e ka mendjen tek podiumi i vendosur pranë Kryeministrisë, ku po mbaheshi fjalimet e protestës së Partisë Demokratike.
Protestuesit kanë nisur të godasin Kryeministrinë me tymuese dhe shashka.
Situata është e acaruar dhe të gjithë protestuesit i kanë kthyer shpinën tribunën dhe i kanë sytë tek Kryeministria.
Disa prej protestuesve kanë shishe me benzinë në dorë.
Ndërkohë Kryeministrisë i janë shkaktuar disa dëme jo vetëm në fasadë, pasi janë dëmtuar disa ndriçues.
Policia është përplasur me protestuesit gjatë një momenti tensioni.
Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona.
VIJON