Portalet shqiptare e kanë interpretuar siç u ka dashur qejfi.
Megjithatë një gjë ka rëndësi: Kjo foto ka shkaktuar shumë zemërim në mediat sociale shqiptare.
Ajo tregon një shenjë, që ndalon gjuhën shqipe në një zyrë, por lejon gjuhën zvicerane.
Por si është e vërteta e fotos?
Në fakt është një baner i vendosur në zyrën e një firme në kantonin Thurgau të Zvicrës.
Personi që ka vendosur banerin ka telefonuar në redaksinë e portalit 20Minuten në Zvicër.
Ai thotë se ka qenë thjesht një shaka mes kolegësh të punës.
“Ishte thjesht një shaka. Në firmën tonë nuk ka diçka të tillë si ndalimi i gjuhës shqipe. Nëse do ta dija se fotoja do interpretohej kështu, nuk do e hidhja kurrë në FB,” tha personi, që ka origjinë shqiptare dhe tani është i shqetësuar se mund të humbasë vendin e punës.
Ai tha se shqiptarët nuk diskriminohen në këtë kompani.