Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Hetimi: Si ia kërcënuan të dashurën djalit të deputetit Mhill Fufi

$
0
0

fufiiDjali i deputetit të PD-së, Mhill Fufit, G. Fufi, i cili u arrestua dy ditë më parë për armëmbajtje pa leje në mjediset e shkollës “Besnik Sykja” kishte arsye të tjera se përse e kishte futur armën në shkollë.

Në deklarimet e para, G. Fufi, i cili është vetëm 16-vjeçar, pati thënë se tri ditë para arrestimit, ai kishte pasur një sherr me disa persona të tjerë te shkolla “Vasil Shanto”.

I trembur prej sherrit, ai vendosi të mbante një pistoletë me vete në shkollë. Pistoleta u gjet në çantën e shoqes së tij të klasës M.B.

Mirëpo, M.B. në fakt është e dashura e G. Fufit dhe se pistoleta në çantën e saj nuk ishte me qëllimin për t’u fshehur.

“Gazeta Shqiptare” zbulon se M.B. ishte kërcënuar në “Instagram” nga disa persona më të mëdhenj në moshë, ndaj edhe G. Fufi kishte shkuar në Laç për të marrë pistoletën dhe për t’ia dhënë të dashurës për vetëmbrojtje.

Pala tjetër e kishte kërcënuar G.Fufin, duke i thënë se do ta paguajë rrahjen. Në këto kushte ai ka udhëtura në qytetin e laçit ku ka marrë një pistoletë “Ekol” të cilën e mbante me vete në shkollën “Besnik Sykja” ku edhe mëson.

Policia gjeti armën në çantën e vazjës me të cilën ishte i lidhur djali i deputetit demokrat për qarkun e Lezhës, Mëhill Fufi.

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Latest Images