Vetëm dy ditë pas ngjarjes ku në kthesën e Kasharit një bandë grabitësish katër personash vodhën 10 thasë me para që mbanin brenda tyre 3.8 milionë euro, një video amatore që po qarkullon në “YouTuve”, e filmuar nga pasagjeri i një avioni, tregon momentet kur nga një makinë sigurie banke dalin 6 thasë me para, të destinuara për jashtë vendit.
Sipas informacioneve, makina e sigurisë i përket “Rogat Security”, të njëjtës kompani sigurimi së cilës iu grabit shuma e konsiderueshme e parave.
Pyetja që lind është ku po shkojnë këto para…, po të kihet parasysh që kjo është shuma e dytë e konsiderueshme e parave që bëhet gati të dalë jashtë Shqipërisë? Dhe a është normale që një aksion i tillë ku sekreti është parësor të jetë kaq publik?