Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Rojet: Grabitësit na thanë ‘policia, shtrihuni në tokë’!

$
0
0

grabitjaVlera e konsideruar e parave ishte destinuar të dërgohej në Rinas dhe më pas transportoheshin drejt Austrisë. Dyshimet e hetuesve se grabitësit kanë bashkëpunëtorë pranë bankës ose në grupin e rojeve të sigurisë. Zbulohen detaje të reja të grabitjes së dy ditëve më parë.

Gjithçka ishte e mirorganizuar dhe grabitësit mund të jenë informuar për vlerën e parave që gjendeshin në mjetin e blinduar, të shoqëruar me gjashtë efektivë të armatosur. Dinin kohën, vendin ku do të kalonin dhe morën masat e tyre edhe për t’u arratisur pas grabitjes. Ky ka qenë skenari i katër personave që dje u bënë me afërsisht nga një milion euro secili. Ata, nga grabitës të dhunshëm dy ditë më parë, sot u kthyen në persona të pasur, ndërsa policia ende nuk ka emra konkretë mbi autorët e dyshuar. Vetëm dy ditë pas grabitjes së bujshme të automjetit që transportonte shumat e mëdha valutë, prokuroria dhe policia kanë dalë në përfundimin se janë rrëmbyer jo pak, por 3.8 milionë euro. Këto para ishin të destinuara të dërgoheshin cash në Austri dhe ishte shumë që lëvizte nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri. “Na zunë në befasi dhe menjëherë u drejtuan me fjalët: “Policia, shtrihuni në tokë”. Kështu janë shprehur të gjithë rojet e sigurisë para grupit të hetimit, sipas tyre, fakti që grabitësit ishin të veshur me uniformë policie, dhe automjeti kishte fenalina, fillimisht bënë që të hezitonin për të reaguar. Gjithashtu, njërit prej rojeve i kanë marrë edhe armën e shërbimit automatik kallashnikov dhe më pas me të nisën të qëllonin në ajër dhe t’i mbanin nën kërcënim punonjësit e sigurisë. Tashmë të gjashtë efektivët që shoqëronin paratë janë ndaluar dhe pritet që të kalojnë për masë sigurie për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Të arrestuarit janë Artan Mane, Eduart Metollari, Niko Prifti, Agron Lloha, Agron Ademi dhe Alban Sharra. Sipas dëshmive, targa e fuoristradës e përdorur në grabitje ishte “TR 8801 E”, por nga verifikimi i mëvonshëm rezulton se është e çregjistruar dhe nuk ka pronar. Gjithashtu, djegia e makinës së përdorur në grabitje mendohet se ka ndodhur që autorët të fshinin çdo provë të mundshme që i implikonte në ngjarje.

Dyshimet

Ka dyshime të forta se grabitësit kanë pasur si bashkëpunëtorë të brendshëm punonjës të bankës ose personat e tjerë që kishin dijeni mbi lëvizjen e shumave të mëdha. Sipas grupit të hetimit, informacion të plotë për lëvizjen e parave e ka personeli kryesor i bankës së nivelit të dytë, drejtuesit e kompanisë së sigurisë dhe vetë rojet që po e transportonin. Nga hetimet e kryera rezulton se ka procesverbale të sakta, si për shumën e eurove, momentin që u vendosën në mjetin e blinduar dhe më pas është nënshkruar edhe procesverbali nga drejtuesi i grupit të shoqërimit për mallin që po merrte në dorëzim. Mënyra e grabitjes dhe më pas lëvizja e autorëve gjithashtu çon në të tjera detaje. Katër persona ishin të veshur si efektivë policie që kryen grabitjen, ndërsa ka të dhëna që u ndihmuan nga të paktën tre bashkëpunëtorë të tjerë dhe për të krijuar çoroditje për strukturat e rendit, lëvizën me tri automjete të ndryshme. Në këtë aks shpesh qarkullojnë automjete të blinduara që transportojnë para, por në vlera të vogla, që lidhen kryesisht me xhirot ditore të bankave të nivelit të dytë me filiale në Rinas, apo edhe dyqane të këmbimit valutor. Lëvizje të tilla në shuma kaq të mëdha monetare kryhen rrallë. Dhe mbetet mjaft i dyshimtë fakti sesi është ndaluar pikërisht automjeti që në kohën dhe ditën që transportonte shumën kap shifrën e 3.8 milionë eurove. Me procedurë standarde të sigurisë dhe lëvizjeve të parave, banka nis një emeil dhe kontakton zyrtarisht përfaqësuesit e kompanisë së sigurisë që e njofton për kohën, ditën, shumat që do transportojë, vendin e nisjes dhe atë të mbërritjes. Sipas hetuesve, në raste të tilla përgjegjësia shpërndahet, pasi për lëvizjen e shumave të mëdha kanë dijeni të dyja, edhe banka edhe kompania e sigurisë.

Ngjarjet

Në një formë mjaft të ngjashme u grabit edhe një bankë tjetër e nivelit të dytë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi më 13 shkurt të këtij viti, ku nga budrumet e godinës kryesore të filialit tre grabitës mundën që të merrnin nën kërcënimin e armëve një shumë të madhe, mbi pesë milionë euro. Edhe kjo valutë e konsideruar ishte destinuar që të dërgohej në aeroportin e Rinasit dhe prej andej të kalonte në Austri. Gjithçka ndodhi shpejt dhe pavarësisht se autorët u vunë në ndjekje nga ana e policisë, mundën që të largoheshin dhe deri më tani nuk janë zbuluar. Mbetet ende e dyshimtë sesi bankat kur lëvizin vlera të tilla dhe në distancë disi të largëta nuk kërkojnë ndihmën e forcave të Policisë së Shtetit. Tashmë me këtë grabitje të ndodhur dy ditë më parë shihen masa të shtuara të sigurisë si në filialet e bankave, ashtu edhe në momentin e transportit të parave, ndërsa ngjan i vështirë zbulimi i autorëve, që do të kujdesen të mos bien në sy për shpenzimin e shumave të mëdha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles