Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së ndodhur dje në malin e Gramozit në Ersekë ku Abaz Isa ka vrarë me armë zjarri Mario Lahon.
Të dy barinjtë ishin duke kullotur bagëtitë dhe pikërisht për këtë arsye ka nisur zënka.
Viktimia dhe autori janë zënë për shkak të territorit ku duhet të kullosnin bagëtitë.
Pas zënkës autori i vrasjes hkoi mori armën dhe u kthye ta qëllonte teksa viktima ishte duke ngrënë bukë.
Ai humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë.
Policia ka bërë arrestimin e Isës pas negociimit edhe të familjarëve të tij.