Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

A nuk është përdhosje e simboleve kombëtare kjo?

$
0
0

flamuri1Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në faqen e tij në Facebook disa foto ku duken masat që ka marrë bashkia përballë përmbytjeve në kryeqytet.

Mirëpo, ndër fotot e ndryshme spikat ajo e flamurit kombëtaren në Sheshin Skënderbej.

Flamuri është ulur përdhe.

Së pari, flamuri i Republikës së Shqipërisë nga ana e institucioneve publike mund të ulet vetëm me një vendim të Këshillit të Ministrave, në rast zije kombëtare, në gjysmë shtizë, apo në ndonjë rast tjetër të përcaktuar nga qeveria.

Një rast tjetër kur ulet përtokë flamuri kombëtar është në rast pushtimi nga ana e një force të huaj.

Një komentues shkruan te fotoja në fjalë në albumin e kryebashkiakut: “Ne cdo shtet tjeret nese lejohet qe flamuri kombetar te prek ne toke eshte nje poshtersi po ne nuk e kemi problem bile edhe kryetari i kryeqytetit e poston ate foto thua ti se bejne dicka te mire . Poshtersi!!”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128