Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Itali, kapen 1.6 ton drogë nga Shqipëria; 2 në pranga

$
0
0
Droga: maxi sequestro marijuana in Porto Bari

Droga: maxi sequestro marijuana in Porto Bari

Një sasi rekord droge prej 1 ton e 650 kilogramë marijuanë janë sekuestruar në portin e Barit në Itali e që ishte nisur nga Shqipëria.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e vendit fqinj, sipas të cilave marijuana ishte fsheur në një ngarkesë drunjsh që do të përdoreshin për ndërtim, të sistemuara në një kamion.

Sipas burimeve, lënda narkotike është zbuluar nga agjentët e Guardia di Finanza në bashkëpunim me ata të doganës italiane, të cilët kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë.

Mësohet se sasia e madhe e marijuanës kishte si destinacion rajonin verior të Lombardisë dhe nga shpërndarja e saj do të siguroheshin rreth 16 milionë euro./ Top Channel


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Trending Articles