“Arrest me burg” i caktoi masën e sigurisë Gjykata e Tiranës, Emiljano Tashos dhe Erjon Biraçit, të akuzuar për vrasjen me paramendim të Enton Nikajt, në parkingun e një lokali në Linzë.
I dyshuari Emiljano Tasho, para gjyqtares Rexhina Merlika nuk pranoi të jap shpjegime për ngjarjen, por avokati Alfred Duka këmbnguli se vrasja ka qenë e momentin dhe jo planifikuar.
Avokati i tha gjykatës se klienti i tij, Tasho së bashku me tre shokët kishin hëngër drekë në lokal dhe në ikje janë takuar në parking me viktimën Enton Nikaj dhe të dëmtuarin Ismet Gaxherri.
Sipas avokatit, pas sherrit fizik në parking, klienti i tij ka nxjerr pistoletën duke goditur në kokë Gaxherin me qytën e saj dhe në momentin që ka dashur të bëj të njëjtin veprim edhe ndaj Enton Nikaj, shoku i tij Mirsad Kuçana, i ka lëvizur dorën duke bërë shkrepje të pavullnetshme.
Për këtë fakt, avokati tha se gjatë fazës hetimore do të provojmë se vrasja ka ardhur nga pakujdesia pasi nuk ishte qëllimi të vritet Enton Nikaj. Këtë argument kundërshtoi prokurori, i cili tha se vrasja është kryer me paramendim nga Emiljano Tasho, duke dorëzuar si provë material pamjet filmike të parkingut ku u krye vrasja.
Gjyqtarja pasi dëgjoi palët i caktoi Emiljano Tashos masën e sigurisë “arrest me burg” deri në përfundim të afateve. Po të njëjtën masë gjykata i caktoi edhe Erion Biraçit, personi që strehoi pas krimit të shpallurin në kërkim Emiljano Tasho. Vetë i arrestuari Biraçi tha se nuk e dinte se shoku i tij ishte në kërkim.
Avokati Erind Germenji, kërkoi nga gjykata një masë më të butë, me argumentin që klienti i tij është përdorues i rregullt i lëndës narkotike për të cilin edhe mjekohet me metadon. Për ngjarjen e ndodhur në Linzë, është shpallur në kërkime Bujar Hasani dhe E. Martinaj./Abc news/