Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Video+Foto: Durrës: Fëmijët e çerdheve konsumojnë ushqime stok

$
0
0

ushqimet1_13275-e1447682257833Skandal në kopshtet dhe çerdhet e Durrësit! Këtë shqetësim e ngrenë vetë prindërit, të cilët kanë deklaruar se ushqimet që shërbehen në këto institucione, ku ata çojnë fëmijët janë jashtë standardeve.

Prej rreth 3 javësh, me dhjetëra prindër të Durrësit, kanë ngritur këtë problem që lidhet me ushqimin e fëmijëve te tyre (në çerdhe, kopshte e konviktet publike), të cilat varen nga bashkia e qytetit.

Ankesat e tyre ata fillimisht i dërguan në drejtorinë Arsimore Rajonale ku u mbajt një takim urgjent, ndërsa më pas problematika iu përcoll kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Shqetësimet e prindërve kanë të bëjnë kryesisht me standardet e produkteve ushqimorë, që konsumojnë të vegjlit, dhe produktet e higjienës që përdoren në këtë institucione.

“Orizi nuk zien, makaronat nuk kanë shije, fasulet nuk ziejnë, janë të përziera. Po ashtu dhe djathi nuk ka shijen e tij karakteristike, ndërsa mishi në shumë raste nuk është i konsumueshëm”,- pohoi një nga prindërit.

Sakaq, kopshti “1 Maji”, një nga kopshtet problematike në qytetin bregdetar të Durrësit. Njëzëri, prindërit e këtij kopshti deklaruan se fëmijët e tyre ikin të pangrëne nga kopshti.

Pas situatës alarmante, kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka nisur për inspektim në magazinën qendrore, nga e cila furnizohen të gjitha mensat e çerdheve, kopshteve dhe konvikteve, një grup pune.

“Ka një sërë ushqimesh që kontestohen nga ana jonë, si; mishi, orizi, djathi, makaronat dhe fasulet, etj”,- tha Ardian Gurra, drejtori i Drejtorisë për Arsimin në Bashki.

Nga ana tjetër, Gurra pohoi se çdo vit bashkia e Durrësit tenderon shërbimin e furnizimit të produkteve ushqimore, në bazë të standardeve të Ministrisë së Shëndetësie. “Standardi i kësaj ministrie saktëson kaloritë që nxënësit dhe fëmijët duhet të marrin për çdo vakt ushqimor”,- tha ai.

Gurra nënvizon se ka tre javë që ka ankesa e për këtë po monitorohet situata dhe do të dilet me një konkluzion për t’u marrë masa konkrete deri në bllokim të aktivitetit.

“Ne jemi këtu për të parë ku qëndron problematika, nëse qëndron tek furnizuesi apo në anën e bashkisë, në kuzhinat e çerdheve e kopshteve të fëmijëve. Por një vendim më të specializuar do ta japin ekspertët e kontrollit të ushqimit. Furnizuesi pretendon luhatjen e çmimeve në treg për produktet që ka furnizuar”,- shtoi Gurra.

ushqimet1_13275


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128