Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

Vrasësi i Dajtiti i dha borxh 200 mijë euro shokut të viktimës

$
0
0

vrasja“Panorama” duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor, shkruan sot se, Martinaj, që dyshohet të jetë autori kryesor i kësaj ngjarjeje, i kishte dhënë hua Ismet Gaxherit shumën e konsiderueshme të parave, por në mënyrë që t’ia kthente me një përqindje të caktuar.

Duke qenë se kishte kaluar kohë pa ia kthyer këtë shumë, i dyshuari ka shkuar që të takojë Gaxherin dhe t’i kujtonte borxhin, i shoqëruar edhe nga 4 persona të tjerë.

Sipas Policisë, kjo ka qenë arsyeja e konfliktit të ndodhur në parkingun e restorantit “Muraga”, që ndodhet rrugës së Dajtit, por që ka përshkallëzuar në përdorim armës e që u mbyll me një të vrarë.

Nga deklarimet dhe pamjet e kamerave të sigurisë, duket se vrasja e 30­ vjeçarit Enton Nikaj mund të mos ketë qenë e qëllimshme. Kjo pasi autorët, të pakamufluar në asnjë lloj mënyre, kanë qenë në dijeni të kamerave të sigurisë që ndodheshin pikërisht përballë tyre.

Në këtë mënyrë ata janë identifikuar. Dy prej të cilëve, Ervis Martinaj dhe Emiljano Nina, me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa një tjetër, Mirsad Kuçanaj, një ish­efektiv i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, i larguar nga detyra prej dy vitesh.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128