Njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e ndodhur dje nw Linzë, është një ishefektiv i policisë.
Në pamjet video që u publikuan këtë të enjte nga kamerat e sigurisë, shihet se si ishefektivi i Policisë së Tiranës, Mirsad Kuçanaj, 28 vjeç, ndodhet pranë Nikajt, pak kohë para se ai të vritej në grindje e sipër, raporton Panorama.
Autori kryesor i dyshuar për vrasjen e 30vjeçarit është Ervis Martinaj. Ky i fundit u indetifikua një natë më parë nga policia.
Katër autorët e tjerë të identifikuar në këtë ngjarje janë: Emiljano Nina, 20 vjeç, Bujar Hasani, 32 vjeç, Oliver Gjoka, 29 vjeç dhe ishefektivi i policisë, Mirsad Kuçanaj.
Fillimisht, Martinaj kishte shkuar në lokalin e Gaxherit për t’i kërkuar një borxh që i kishte dhënë kohë më parë.
Pas kishin pritur për rreth dy orë që ai të vinte në lokalin e tij, autorët e dyshuar dhe Gaxheri janë përballur jashtë ambienteve të restorantit.
Sipas policisë, pronari i lokalit ka qenë nën shoqërinë e Nikajt, ndërsa thuhet se ky i fundit kishte njohje edhe me Ervis Martinajn.
Pas një konflikti fizik me tyre, Gaxheri ka mbetur i plagosur me qytën e pistoletës, ndërsa Nikaj është vrarë me një plumb në kokë.
Autorët janë larguar pas vrasjes me automjetin tip “Mercedes Benz” me targa AA 725 MD, mjet i cili figuron i regjistruar në pronësi të Enton Nikajt.