Quantcast
Channel: Kronika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128

“Spiuni” në Policinë Bashkiake: Ja ku përfundojnë mallrat e sekuestruara

$
0
0

Një person që pretendon se është punonjës i policisë bashkiake te Tiranes ka denoncuar me prova se ku përfundon malli që iu sekuestrohet shitësve ambulantë në kryeqytet.

Duke shkruar në Facebook për Nismën Thurje, ai raporton:

“Po ju shkruaj ju se nuk kam besim te dikush tjeter. Punoj ne policine bashkiake. Sot kemi sekuestruar me urdher te shefit tone mallrat e dhjetra fshatareve te cilet shisnin ne rruge. Fruta, perime e zarzavate por edhe ca rraqe te vjetra qe i shisnin per nje cope buke si zakonisht. Kur erdhi mjeti transportues ne zyrat tona, pasi mbushen trastat disa punonjes ketu, mallrat e mbetura u hodhen sic i shikoni ne foto ne sheshin mbrapa.

Ligji thote qe keto duhet te shkojne te rezervat e shtetit e jo te rezervat e punonjesve. Une e di se cdo te thote per fshataret, te varferit qe tju marresh buken e gojes. Ata shpesh qajne e pergjerohen per ato mallra te cilat perfundojne si plehra pa vlere.

Postojeni dhe me mbani anonim ju lutem.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8128